Skandal i paparë, basketbollisti i Tiranës nokauton arbitrin e takimit (VIDEO)

Një skandal i paparë ka ndodhur në takimin midis Tiranës dhe Teutës në elitën e basketbollit shqiptarë. Basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu, sigurisht i pakënaqur me vendimet e arbitrit,  sulmoi të njëjtin me grushte, duke e hedhur madje në dysheme.

Pamjet janë të turpshme dhe numri 8 i Tiranës pritet të marrë një dënim të ashpër, pas këtyre goditjeve të pamëshirshme ndaj arbitrit, Jurgen Muho. Pas gjithë kësaj rrëmuje, ndeshja u ndërpre ndërsa arbitri Muho u largua menjëherë nga parketi.

Pas këtij rasti të shëmtuar, Daliu me shumë gjasa nuk do të zbresë më kurrë në parketin e basketbollit.

Skandal i paparë, basketbollisti i Tiranës nokauton arbitrin e takimit, Jurgen Muho

Skandal i paparë, basketbollisti i Tiranës nokauton arbitrin e takimit, Jurgen Muho

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 23 ноември 2019 г.

 

Leave a Reply