Shkëndija tenis me Renovën, FC Shkupi dhe Struga TL ndalin dy skuadrat kryesuese

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 15-të në elitën e futbollit vendor, që dhuroi 3 derbi lokal. Dy prej tyre u zhvilluan sot, aty ku në Tetovë, Shkëndija demoloi Renovën me rezultatin 6:1, ndërsa në derbin lokal të kryeqytetit, dy skuadrat e vjetra të elitës së futbollit vendor që njihen mjaft mirë mes vete, Vardari dhe FC Shkupi barazuan me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Po me të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi në Strumicë midis vendasve të Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum, ndërkohë në Veles rrjetat pushuan në përballjen midis Borecit dhe Sileksit.

Rikujtojmë dje, Makedonija GJ.P. me trajnerin e ri Naxhi Shensoi, mundi Rabotniçkin me rezultatin 2:0.

Pas 15 javëve kampionat, Vardari dhe Akademia Pandevi pavarësisht barazimeve, vazhdojnë të qëndrojnë në dy pozitat e para, me “kuqezinjtë” nga Shkupi që numërojnë 31 pikë, derisa skuadra nga Strumica në vendin e dytë ka grumbulluar 27 pikë.

Pas tyre me 24 pikë ndodhet Shkëndija, skuadër kjo që me hapa të sigurtë po i afrohet kreut.

LPFM – Java XV

Vardari 1:1 FC Shkupi
Shkëndija 6:1 Renova
Ak.Pandev 1:1 Struga TL
Boreci 0:0 Sileksi

E shtunë:

 
Makedonija GJ.P

2:0

Rabotniçki

Leave a Reply