Flamengo është fitues i edicionit të sivjetshëm të “Copa Libertadores”, pas fitores infarkt në ndeshjen finale ndaj skuadrës së njohur argjentinase të River Plejt, njofton “infOSport.mk”.
Në ndeshjen e zhvilluar në Lima në stadiumin Monumental para 80 mijë tifozëve, Flamengo shënoi fitore 2:1, edhe përkundër faktit se ekipi brazilian deri në minutën e 89-të shihte veten në disavantazh.
Megjithatë falë “dopietës” së sulmuesit të Interit, Gabriel Barbosa, Flamengo fitoi për herë të dytë në histori këtë trofe, pas atij në vitin 1981.
Gabigol shënoi dy gola në tre minutat e fundit dhe përmbysi gjithçka i vetëm, duke i dhënë trofeun Flamengos së tij. Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat dhe ndërhyrjet e ashpra dhe tensioni në fushë nuk munguan.
Sulmuesi Gabigol bëri një ndeshje shumë të qetë për 90 minuta, por atëherë kur i duhej skuadrës, u shndërrua në protagonist, duke treguar se është një goleador i lindur.
Ndryshe vlen të ceket se finalja në Lima të Perusë, për herë të parë në historikun 59-vjeçar u zhvillua në një fushë neutrale, ndërsa ishte me fat për 40 milion brazilian, të cilët këtë moment, trofeun e “Copa Libertadores” e prisnin tashmë plotë 38 vite.
🏆 Flamengo ka fituar "Copa Libertadores", teksa hero i takimit final ndaj River Plejt doli të jetë Gabriel Barbosa. -…
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 23 ноември 2019 г.