Derbi i vëllezërve u takoi atyre më të mëdhenjëve

Derbi lokal midis Juventus Seravës dhe Futsal Shkupit në elitën e futsalit vendor tërhoqi mjaft vëmendje, pasi vuri përballë 5 vëllezër që sonte u desh të luanin njëri kundër tjetrit, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për vëllezërit Jakupi dhe Shabani. Berat dhe Bejtulla Jakupi si pjesë e Futsal Shkupit dolën të jenë më të mirë se vëllai i tyre më i vogël, Atila Jakupi, ndërsa edhe më i madhi nga vëllezërit Shabani, Erkani, arriti që të dalë fitues përballë vëllait më të vogël, Furkanit.

Erkan Shabani, madje shënoi njërin nga golat në fitoren 4:1, njëjtë sikurse edhe Bejtulla Jakupi.

Ndryshe dy golat tjerë për Futsal Shkupin në takimin e zhvilluar sonte në palestrën e stërmbushur “Enver Idrizi” në lagjen Serava, i shënuan Erkan Seferi dhe portieri Shefki Berisha, derisa golin e nderit për ekipin “bardhezi” e realizoi Xhelal Mjaku.

Leave a Reply