Fundi i ndeshjes Flamurtari-Feronikeli nuk ka qenë aspak miqësor. Trajnerët e të dyja skuadrave janë konfrontuar verbalisht pas përfundimit të ndeshjes, raporton “Gazetasheshi.com”, përcjellë “infOSport.mk”.
Ky informacion është konfirmuar nga vetë kryetrajneri i Feronikelit, shskupjani, Agim Sopi, i cili ka mbetur i befasuar me sjelljet e homologut të tij të Flamurtarit, Sunaj Keçi.
“Jam i çuditur me atë se çfarë pashë sot. Trajneri i ekipit kundërshtarë (Sunaj Keçi) dhe e gjithë banka protestonin pa ndërprerë dhe komentonin çdo vendim të arbitrit. Kjo është diçka e re për mua, sepse nuk jam mësuar me gjëra të tilla, por ndoshta edhe duhet të mësohem. Gjyqtarët ranë në presion të tyre dhe loja doli më nga kontrolli”, – deklaroi fillimisht Sopi, duke zbuluar edhe fjalët të cilat ia tha Keçi pas përfundimit të ndeshjes.
“Ai (Sunaj Keçi) shkoi te gjyqtari për tu ankuar në lidhje me gjashtë minutat shtesë që i kishte dhënë. Unë i thash që edhe dhjetë po ti kishte dhënë nuk do të ishin pak për shkak të zvarritjes së lojës nga futbollistët e tij. Kjo nuk i bënë mirë futbollit kosovar, qoftë nga ana e lojtarëve të Flamurtarit, apo qoftë edhe nga ana e lojtarëve të Feronikelit. Më pas ai mu drejtua dhe më fjalë banale të cilat nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë”, – përfundoi Sopi.
Ndryshe ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Feronikelit përfundoi me rezultat të barabartë 2:2. Pas 16 javëve në elitën e futbollit kosovar, Feronikeli i Agim Sopit renditet në pozitën e 5-të me 24 pikë, 10 më pak se lideri aktual Ballkani, ndërkohë Flamurtari i Sunaj Keçit renditet në pozitën e 9-të me 16 pikë të tubuara.