
Makedonija Gj.P të premten edhe zyrtarisht ka prezantuar trajnerin e ri, Naxhi Shensoj, i cili do të udhëheq skuadrën shkupjane në vazhdim të kampionatit, njofton “infOSport.mk”.
Shensoi te Makedonija GJ.P vjen si zëvendësim për trajnerin e larguar Aleksandar Tanevski, me të cilin skuadra nga Gjorçe Petrovi edicionin e kaluar luajti në finalen e madhe të Kupës, ndërsa më pas luajti edhe në ndeshjet e Liga Europa.
Megjithatë edicioni i sivjetshëm nuk solli rezultatet e dëshiruara, ashtu që erdhi deri tek ndarja.
Shensoi e njeh mirë futbollin tonë vendor, pasi në të kaluarën kishte udhëhequr Pelisterin, me të cilën skuadër në vitin 2017-të kishte fituar trofeun e Kupës. Ai në pankinën e Makedonija GJ.P do të debutojë sot kundër Rabotniçkit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 15-të në elitën e futbollit vendor.