Mançester Siti dëshmoi se karakteri i kampionit të kësaj skuadre ende nuk është humbur, pas fitores së sotme 2:1 ndaj Çelzit në “Etihad Stadium” në një ndeshje mjaft interesante dhe shumë të vështirë për “citizens”.
Skuadra londineze nga “Stemford Brixh” që ndodheshe në një seri prej 6 fitoreve të njëpasnjëshme në Premierligë, e nisi ndeshjen fuqishëm dhe në minutën e 21-të falë golit të shënuar nga N’Golo Kante kaloi në epërsi.
Mirëpo vetëm 16 minuta më vonë rezultati fliste në anën e kampionëve në fuqi të Anglisë, falë golave të shënuar nga Kevin de Brujne (29′) dhe Rijad Mahrez (37′).
Njëherit këto dolën të jenë edhe 3 golat e këtij takimi, në të cilin Siti shënoi fitore dhe arriti që ti rrëmbejë Çelzit pozitën e tretë në renditje.
Skuadra e Pep Guardiolas pas 13 xhirove ka tubuar 28 pikë, dy më shumë se Çelzi që ndodhet në pozitën e katërt, ndërkohë kreun e mban Liverpulli me 37 pikë.
Në vendin e dytë ndodhet Lester Siti me 29 pikë.