Interi nuk i ndahet Juves, feston në Torino (VIDEO)

Interi vazhdon të mbajë hapin me Juventusin në “Serie A”, aty ku sonte shënoi fitoren e 11-të nga gjithsej 13 ndeshje të zhvilluara, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi i Antonio Kontes shënoi fitore 3:0 në transfertën ndaj Torinos, duke konfirmuar formën e mirë.

Lautaro Martinez në minutën e 12-të hapi serinë e golave në takimin e zhvilluar në Olimpiko Stadium të Torinos, ndërsa 20 minuta më pas mbrojtësi De Vrij duke përfituar nga një kombinim i shkurtër i bashkëlojtarëve të tij nga ekzekutimi i rivënies nga këndi, shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Sirigu.


⬇️⬇️⬇️📺📺📺

GOLAT NGA NDESHJA, TORINO – INTER 0:3


Me shifrat 2:0 u mbyll 45 minutëshi i parë, ndërkohë vetëm pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë, Romelo Lukaku realizoi edhe golin e tretë për Interin, duke vrarë ndeshjen, pasi Torino në vazhdim nuk arrinte të bënte gjë, përballë “zikaltërve”, të cilët mjaft mirë administruan lojën deri në fund.

Me këtë fitore Interi në 13 javë kampionat numëron 34 pikë, një më pak se Juventusi i vendit të parë, teksa Torino me 14 pikë mban pozitën e 12-të.

Leave a Reply