Formacionet zyrtare, Atalanta – Juventus

Atalanta dhe Juventusi do të përballen pas pak në kuadër të javës së 13-të në “Serie A”, ndërsa tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar edhe formacionet, me të cilat do të zbresin në fushën e blertë në Bergamo.

Për këtë takim trajneri i vendasve Gasperini nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistëve si Josip Iliçiç dhe Malikovskyn, që janë të ndëshkuar me karton të kuq, derisa Duvan Zapata është i lënduar.

Në anën tjetër, torinezët do të jenë pa Aleks Sandron, Xhiorxhio Kiellinin, Mattias Perin, Marko Pjaca, Adrien Rabiotin dhe Kristiano Ronaldon, që janë po ashtu të lënduar.

Ndeshja Atalanta – Juventus, starton në ora 15:00.

FORMACIONET:
ATALANTA:  Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez, Pasalic; Barrow.
JUVENTUSI:  Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Khedira, Pjanic, Bentancur; Bernardeschi; Higuain, Dybala.

Leave a Reply