Bellasica ka shënuar fitoren e 10-të në ndeshjen e saj të 13-të këtë edicion në Ligën e Dytë – Lindje, teksa sot si mysafir në derbi ndeshjen e kësaj jave mundi Kozhuvin në Gjevgjeli me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Stefan Sulev (10’) dhe Gjorgi Markov (63’) ishin autorë të golave për skuadrën nga Strumica, teksa golin e vetëm për Kozhuvin në këtë përballje e realizoi Aleksandar Trajçevski (7’), kur edhe kishte hapur serinë e golave të këtij takimi.
Emir Skenderi vazhdon me formën e tij të mirë, teksa sot sulmuesi shkupjan rezultoi deçiziv në fitoren e skuadrës së tij, Tikveshit në transfertën ndaj Pitu Gulit.
Kit Go falë golit të golashënuesitë të saj më të mirë, Boshko Strupiq, në minutën e 90-të, me rezultatin 2:1 si mysafir mundi Osogovën, teksa ndeshja e zhvilluar në Radovish midis Plaçkovicës dhe Pobedës, u mbyll me rezultatin e fillimit.
Java e 13-të në Konferencën e Lindjes mbyllet me ndeshjen Bregallnica – Sasa që zhvillohet me fillim në ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Shtip.
LDFM – Lindje, Java 13 |
|||||||||||||||
|