Pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, elita e futbollit në vend u rikthye me takimin e sotëm lokal të kryeqytetit, Makedonija GJ.P-Rabotniçki, ndërsa nesër në program janë edhe 4 ndeshjet e mbetura, e ku pa dyshim se vëmendjen e tërheq edhe derbi tjetër lokal i qytetit të Shkupit, ai midis Vardarit dhe FC Shkupit.
Pa dyshim se është kjo një ndër ndeshjet më të zjarrta në kampionatin tonë, ndërsa në prag të së njëjtës ka folur kapiteni i “bardhebluve” nga Çairi, Muharem Bajrami, i cili pret një rezultat pozitiv nga kjo përballje, e që sipas tij do të ishte edhe një barazim.
Super goli i Muharem Bajramit ndaj Vardarit
Super goli i Muharem Bajramit ndaj Vardarit Në ato momente FC Shkupi avansoi me rezultatin 2:1, mirë krejt në fund Vardari me anë të Darko Micevskit barazoi shifrat në 2:2, që njëherit ishte edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimiFC SHKUPI – VARDARI 2:2
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 4 май 2019 г.
“E kemi shfrytëzuar pauzën dy javore. Na pret ndeshja me Vardarin, si çdo herë derbi lokal sjell, një duel tepër interesant pa marrë parasysh se në cilin vend të tabelës gjenden. Kësaj radhe Vardari na pret si një lider, deri tani kanë zhvilluar një kampionat të mirë dhe kanë një trajner shumë të mirë, i cili ka kombinuar ekipin mirë. Kemi maksimalisht respekt, për ne edhe një barazim do të ishte një rezultat real, por kjo nuk do të thotë që do të shkojmë në derbi të dorëzuar, pse edhe mos të kërkojmë fitoren, pasi siç dihet Shkupi nuk e ka fituar Vardarin në stadiumin e qytetit në 20 vitet e fundit dhe shpresojmë ta thyejmë atë dhe të iu rikthehemi rezultateve pozitive në kampionat, pasi ambiciet tona mbetet Europa”, – është shprehur kapiteni, Muharem Bajrami.
Trajneri Qatip Osmani i FC Shkupit do të ketë në disponim të gjithë futbollisët (me përjashtim të Fati Ismailit) për këtë ndeshje, e cila starton në ora 13:00 në arenën “Todor Proeski”.