Muhamed Useini: Kjo është e vërteta ime me Ismet Munishin!

Pas akuzave të ndihmëstrajnerit të Ballkanit, Agim Maliqi, i cili tha se futbollisti me numër 22 i Gjilanit, Muhamed Useini e ka ofenduar trajnerin Ismet Munishi, ka ardhur edhe reagimi i futbollistit, shkruan Gazetasheshi.com.

Useini ka hedhur poshtë këto akuza duke i quajtur shumë të ulëta, madje ai ka thënë se nuk ka patur as edhe një kontakt të vetëm me trajnerin Munishi deri te biseda në fundin e ndeshjes.

Në një prononcim ekskluziv për Gazetën SHESHI, mesfushori tetovar ka shpjeguar gjithë ngjarjen.

“Këto janë shpifje shumë të ulëta. Të gjithë e njohin Metin për karakterin dhe edukatën që ka. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të ofendoj dikë dhe të gjendem në këtë situatë si i akuzuar, prandaj edhe nuk mund ta pranoj këtë fakt. Unë nuk kam patur asnjë kontakt me trajnerin në fjalë, pasi që kam qenë larg tij, përkundër që ai ka bërë vazhdimisht presion ndaj pankinës së Gjilanit dhe lojtarëve brenda fushës. Kur ishte fundi i ndeshjes i thash qetësohu o profesor, sepse nuk është etike të reagosh dhe veprosh në mënyrë të tillë. Ndoshta ai u prek edhe nga termi profesor që e quajta, por gjithsesi kjo ishte e tëra. Asgjë nuk pati më shumë. Pastaj të tjerat janë vetëm llafe të cilat jemi dëgjuar ti mësojmë nga trajnerët e Ballkanit tani e një kohë të gjatë, sidomos me sulme dhe akuza ndaj klubit tonë” – ka thënë Muhamed Useini.

Leave a Reply