Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka siguruar përforcimin e parë për verën e ardhshme.
“Biankonerët” raportohet se kanë arritur akord për transferimin e sulmuesit të Lokomotiv Moskës, Aleksej Mirançuk.
Rusi bëri një paraqitje të shkëlqyeshme ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe verën e ardhshme është i gatshëm ti bashkohet “Zonjës së Vjetër”.
“SportMediaset”, raporton se Juventusi nëpërmjet agjentit të njohur Gabriele Giuffrida, ka arritur të sigurojë transferimin e Mirançuk për verën e ardhshme.
Mirançuk është 24-vjeç dhe shënoi ndaj Juventusit në të dy ndeshjet e luajtura.