Trajneri italian, Edi Reja do të vazhdoj të jetë në krye të Kombëtares së Shqipërisë edhe për katër vite të tjera.
74-vjeçarit i përfundoi kontrata pas eliminatoreve të kampionatit europian, por pavarësisht se “kuqezinjtë” nuk arritën kualifikimin ose te pozicionoheshin në vendin e tretë, që më tepër vlen për statistikë, ai ka bindur drejtuesit e FSHF-së se është i duhuri për t’i besuar një projekt ambicioz.
Presidenti, Armand Duka i ka ofruar trajnerit Reja një kontratë 4-vjeçare nga e cila ai do të fitoj 25 mijë euro në muaj, ose në total 1.2 milionë euro.
74-vjeçari e ka drejtuar kombëtaren shqiptare në 8 ndeshje dhe ka arritur të mbledh 3 fitore, një barazim dhe 4 humbje në kualifikueset e “Euro 2020”, mirëpo gjatë kësaj periudhe italiani ka afruar shumë lojtar të rinj në skuadër dhe po punon për ndryshimin e brezave.