Strategu portugez, Hoze Murinjo është bërë trajneri i dytë më i paguar në histori të futbollit. Ish trajneri i Junajtedit dhe Çelzit në Angli, gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht morri drejtimin e Totenhamit, duke zëvendësuar në postin e trajnerit, Mauricio Poçetinon.
Murinjo i cili gjatë karrierës së tij ka fituar 25 trofe, te skuadra londineze do të përfitojë 15 milionë euro brenda një sezoni, shumë kjo që portugezin megjithatë e rendit vetëm në pozitën e dytë, kur janë në pyetje trajnerët më të paguar në futbollin anglez.
I pari në këtë listë mbetet Pep Guardiola, i cili te skuadra kampione në fuqi e Mançester Sitit përfiton 20 milionë euro në sezon.
Murinjo me Totenhamin ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, ndërsa debutimin e tij me këtë skuadër do ta ketë të shtunën (23 nëntor) në transfertën kundër Uest Ham.