Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mbrëmë mbylli ciklin eliminatorë për “Euro 2020”. Ekipi “verdhekuq” ishte pjesë e grupit “G”, së bashku edhe me Letoninë, Izraelin, Sloveninë, Austrinë dhe Poloninë. Pikërisht këta dy të fundit morrën vizën për në Europianin e vitit të ardhshëm, ndërkohë Maqedonia u rendit menjëherë pas tyre në pozitën e tretë, duke arritur një ndër sukseset më të mëdha viteve të fundit në këto gara.
Pikërisht ky sukses ka bërë që numri një i Federatës së Futbollit në vend të uroj gjithë ata që dhanë kontributin e tyre drejt këtij suksesi.
– MUHAMED SEJDINI 🗣Mirënjohje dhe falemenderim deri te mbështetësit dhe dashamirët e futbollit, këto ishin eliminatore për të cilat të gjithë ne mund të jemi krenarë!
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 20 ноември 2019 г.
Shkrimi i plotë i Kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini:
Në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe në emrin tim personal do të doja të falemenderoj gjithë ata që kontribuan për organizimin e suksesshëm të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Europian të vitit 2020.
Me theks të veçantë më vjen mirë për ju, tifozë dhe mbështetës të përfaqësueses së Maqedonisë që bashkarisht krijuam atmosferë të mrekullueshme dhe në mënyrë të duhur dëshmuam lidhjen tonë me futbollin dhe sportin në përgjithësi.
Faleminderit!
Do të doja të përcjell urime të sinqerta për futbollistët e ekipit tonë përfaqësues për paraqitjet dhe rezultatet e shënuara në ciklin e fundit eliminator për EURO 2020.
Është shumë me rëndësi që futbollistët besojnë se munden, janë të vetëdijshëm për kualitetin që posedojnë, ndërsa me mbështetjen e publikut janë të gatshëm për rezultate të mëdha.
Duhet të vazhdojmë të besojmë në vetveten.
Falemenderim deri te Ministria për Punë të Brendshme dhe gjithë shërbimet që bënë punë të shkëlqyeshme para, gjatë dhe pas ndeshjeve, duke i dhënë mbështetje maksimale Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe UEFA-së, që gjithë organizimi i ndeshjeve të kalojë pa probleme.
Ishte kënaqësi e veçantë që kishim mbështetjen e institucioneve shtetërore dhe mysafirët e lartë të cilët ndoqën ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë, duke manifestuar në atë mënyrë respektin e madh ndaj sportit në përgjjthësi dhe futbollit në veçanti.
Faleminderit!
Mirënjohje dhe falemenderim deri te mbështetësit dhe dashamirët e futbollit, këto ishin eliminatore për të cilat të gjithë ne mund të jemi krenarë!