Skuadra e Liverpull në ndeshjen e së shtunës kundër Kristal Pallas, e vlefshme për javën e 13-të në Premierligë do të ketë tre mungesa në formacion.
Siç raportojnë mediat britanike, të “kuqtë” nga “Enfilld Roud” nuk do të kenë në dispozicion yllin e sulmit, Mohammed Sallah, si dhe dy mbrojtësit, Andy Robertson dhe Xhoel Matip.
Këto tre mungesa bëjnë me dhimbje kokë teknikun Klopp, por ka dhe një lajm të mirë, pasi Xherdan Shaqiri është rikthyer në 100% e tij dhe me shumë gjasa, do të zëvendësojë Mohammed Sallah në sfidën kundër Kristal Pallas (16:00).
Rikujtojmë Liverpulli pas 12 xhirove të para në elitën e futbollit anglez me plotë meritë mban pozitën e parë me 34 pikë, 8 më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Lester Siti dhe Çelzi.