Dëmtohet Rej Manaj

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara me kombëtaren e Shqipërisë, sulmuesi Rej Manaj gjatë ditës së sotme është rikthyer te skuadra e tij në Spanjë, Albasete.

Megjithatë, ai nuk ka arritur të dal fare në fushën e gjelbër në stërvitje, pas një dëmtimi që ka pësuar në palestër.

Ai është lënduar në këmbën e djathtë, në të cilën ka pohuar se është duke ndjerë dhembje të mëdha. Sulmuesi shqiptar do ti kalojë testet mjekësore për të përcaktuar masën e dëmtimit të pësuar.

Aty do të vendoset nëse ai do te jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e së dielës, ndaj Mirandës.

Albasete pas 16 xhirove në La Liga 2, numëron 25 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 6-të, ndërkohë Manaj në 7 ndeshje sa ka zhvilluar me këtë skuadër në kampionat ka shënuar 2 gola.

 

Leave a Reply