Amir Rrahmani po kalon momente shumë të mira të karrierës së tij. Mbrojtësi kosovar verën që lamë pas nga Dinamo Zagrebi u transferua në “Serie A” te skuadra e Veronës, aty ku për shpejtë kohë u shndërrua në një lider në mbrojtje, së bashku edhe me Marash Kumbullën, shqiptarin tjetër në rradhët e skuadrës veroneze.
Madje Rrahmani tejkaloi pritshmëritë dhe tashmë nga të gjithë, shikohet me një sy ndryshe. Kjo pasi kapiteni i përfaqësueses së Kosovës i prinë listës së mbrojtësve të cilët kanë fituar më së shumti duele ajrore në këtë edicion të “Serie A”.
Madje, ai ka lënë pas vetes edhe mbrojtësin e Romës, Kris Smolling si dhe atë të Milanit, Alesio Romanjoli.
Rrahmani i ka fituar 79% të dueleve ajrore deri më tani këtë edicion në Serie A, Smolling 73%, ndërkohë kapiteni i “rossonerëve”, Romanjoli 67%.