Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja! Sipas prestigjiozes italiane, “Gazzetta dello Sport”, Edi Reja nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë.
I njëjti burim raporton se kontrata e trajnerit italian ka përfunduar në ndeshjen ndaj Francës dhe nuk do të rinovohet më.
“Trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Francës. Trajneri do të takohet me presidentin e federatës por divorci duket i paevitueshëm”, – shkruan “Gazzetta dello Sport”.
Megjithatë në anën tjetër mediat shqiptare pohojnë se numri një i Federatës së futbollit të Shqipërisë, Armando Duka i ka ofruar rinovimin e kontratës trajnerit Edi Reja, mirëpo këtë herë me kosto më të ulët pasi nuk u arritën objektivat.
Tani mbetet në duart e teknikut italian për të vendosur nëse do rinovoj me Shqipërinë duke ditur që aspekti financiar nuk do të jet aq sa përfitoi në sezonin e ti të parë në stolin e kombëtares, me të cilën në 8 ndeshje regjistroi 3 fitore, 1 barazim dhe 4 disfata, përfshirë këtu edhe atë të fundit kundër Francës në “Air Albania Stadium”.