Lacio e dashuruar pas futbollistëve shqiptarë, ja kë dëshiron të transferojë!

Lacio vazhdon të mahnitet nga produkti shqiptar. Klubi i madh nga Roma njihet për strategjinë që bazohet te lojtarët e rinj dhe duket se “ngjyrat” kuqezi kanë nisur ta verbojnë së tepërmi.

Një gjë të tillë e konfirmon mediumi italian “La LazioSiamoNoi.it”, me drejtorin sportiv, Igli Tare që kërkon edhe futbollistë tjerë shqiptarë në kryeqytetin italian.

Marash Kumbulla, mbrojtësi shqiptar i Hellas Veronas është objektivi më i rëndësishëm për Lazion për momentin.

Por, faqja pranë klubit zbulon se 19-vjeçari nuk është i vetmi shqiptar që kërkohet nga ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, shkruan Zëri.info.

Një tjetër emër është Amir Rrahmani, mbrojtësi prishtinas, i cili gjithashtu luan te Hellas Verona.

Dyshja e Hellas Verona po shkëlqejnë këtë edicion dhe nuk është çudi që në edicionin e ri t’i shohim me një tjetër fanellë.

Leave a Reply