Një lajm i bujshëm na vjen nga Milano. Sipas asaj që raporton së fundmi “Calciomercato.it”, drejtuesit e Interit do të kenë një takim me Mino Raiolan, ku bëhet fjalë për të diskutuar mbi shërbimet e portierit milanez, Xhanluixhi Donaruma.
Befasi shumë e madhe, por Marotta po mendon seriozisht për diçka të tillë, pasi mosha e Handanoviç nuk jep dhe shumë garanci.
Megjithatë për të arritur deri te nënshkrimi i numrit një të portës “axurre”, Interi do ta ketë të vështirë, pasi për shërbimet e Donarumas interes kanë shfaqur edhe dy skuadrat gjigande, Juventusi dhe Paris Sen Zhermeni.
Padyshim do të ishte një goditje e madhe dhe e bujshme për “zikaltrit”, pasi do të rrëmbenin yllin kryesor të Milanit, duke ditur që Donaruma është edhe lojtari më i shtrenjtë i “kuqezinjve”.