Milevski flet në prag të ndeshjes së nesërme kundër Ishujve Faroe

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut nesër në transfertë do të zhvillojë edhe ndeshjen e 5-të në kuadër të grupit 6 eliminatorë për Europianin e vitit 2021, njofton “infOSport.mk”. Kundërshtarë të “verdhekuqve” do të jenë Ishujt Faroe, ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, të besuarit e trajnerit Bllagoja Milevski kishin shënuar fitore 7:1.

Megjithatë për dallim nga ajo ndeshje, seleksionuesi i përfaqësueses U21, Bllagoja Milevski pret ndeshje komplet ndryshe nga ajo e zhvilluar në Shkup.

“Pres një ndeshje komplet ndryshe nga ajo e zhvilluam në Shkup. Ishujt Faroe nuk janë përfaqësuese naive, ndërsa të njejtën e treguan në ndeshjet e këtij cikli kualifikues. Nuk do të jetë e lehtë, shpresojë se të gjithë futbollistët do të jenë në krye të detyrës dhe maksimalisht të koncentruar në duelin e nesërm. Në formacionin tonë do ketë ndryshime për dallim nga formacioni që luajtëm kundër Spanjës. Ndaj spanjollëve ishim shumë të mirë në planin taktik, veçanarisht atë defanziv, kishim probleme në sulm, por unë jam i kënaqur nga mënyra taktike. Tani gjithçka është ndryshe, kushtet në terren dhe rreth e rrotull është një improvizim i pastër, fusha është e ngrirë dhe për këtë arsye ne nuk kemi punuar asnjë pjesë të programit stërvitor”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U21, Bllagoja Milevski.

Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut nesër pritet të përballen në një terren të ngrira në “Torsvulur”, ndërsa edhe nga Federata e Futbollit të Ishujve Faroi përmes një letre drejtuar UEFA-së, kanë potencuar kushtet e vështira që kanë në përgjithësi në fushat e futbollit sidomos gjatë stinës së dimrit.

Ndeshja në fjalë starton në ora 18:00.

Leave a Reply