Interi nuk i besoi, por ai po bënë një super sezon me një skuadër tjetër në “Serie A”!

Mbrojtësi i Interit, Dalbert, po vazhdon aventurën e tij si i huazuar te skuadra e Fiorentinës. Agjenti i tij, Ermerson Figueiredo, ka folur sot për “La Nazione”, duke sulmuar në mënyrë direkte stafin teknik të Interit.

“Nuk jam aspak u surprizuar nga paraqitjet e tij, pas ne i dimë mirë aftësitë e tij. Jo më kot ka fituar një fanellë titullari te një skuadër si Fiorentina. Ai është adaptuar menjëherë te ajo skuadër dhe tashmë është një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Tek Interi, nuk i dhanë asnjëherë shansin që të luajë, donin menjëherë rezultat. Ai sapo kishte ardhur në një shtet të ri, kulturë të re, gjuhë të re. Nuk ishte e lehtë. Ky transferim në formë huazimi e ka ndihmuar tepër dhe deri më tani, po bën një sezon të shkëlqyer”, – tha agjenti i lojtarit.

Dalbert te Interi erdhi verën e vitit 2017-të nga rradhët e skuadrës franceze të Ren, ndërsa brenda periudhës dy vjeçare sa kaloi në “Xhuzepe Meaca” para se të huazohej te Fiorentina, ai me fanellën “zikaltër” zhvilloi vetëm 26 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol, ndërsa këtë edicion te Fiorentina është i pazëvendësueshëm, duke regjistruar 11 ndeshje nga gjithsej 12-të.

Leave a Reply