Dy titullarë të Juventusit në dyshim për ndeshjen me Atalantën

Grumbullimi me kombëtaret ka sjellë lajme jo fort të mira për trajnerin e Juventusit, Mauricio Sarri , pasi i njëjti rrezikon të përballet me Atalantën fundjavën e ardhshme me dy mungesa të rëndësishme në skuadër, si ajo e mesfushorit boshnjak, Miralem Pjaniç dhe mbrojtësit brazilian Aleks Sandro.

Analizat për mesfushorin boshnjak konfirmuan thjesht një lodhje muskulore dhe Pjaniç do të mbërrijë vetëm nesër në Torino, por gjasat janë që ai të mos e nisë nga minuta e parë ndeshjen në transfertë ndaj Atalantës.

Më e keqe duket situata për mbrojtësin brazilian që u dëmtua në ndeshjen ndaj Argjentinës. Aleks Sandro është lënë jashtë ndeshjes miqësore me Korenë e Jugut dhe do të rikthehet në Torino ditën e mërkurë, por paraprakisht dyshohet se do të mungojë nga fushat e futbollit për të paktën 2-3 javë.

Leave a Reply