Sulmuesi argjentinas Serxhio Aguero pa dyshim se është një nga sulmuesit më të mirë vite me rradhë në futbolliln europian. Aguero po shënon sistematikisht dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e Mançester Sitit.
Argjentinasi pjesë e Sitit është që nga viti 2011, ndërsa i njëjti disa vite më parë mund të ishte transferuar te Çelzi!
“The Athletic” raporton se “Blutë” e Londrës kishin përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurosh në verën e vitit 2010 për ta shkëputur nga Atletiko Madridi, mirëpo kishte qenë kapiteni i Çelzit të asaj kohe, Xhon Teri që nuk kishte aprovuar kalimin e tij te skuadra nga “Stemford Brixh”.
Teri nuk kishte simpati për Agueron dhe preferonte David Viljën, por as spanjolli nuk u transferua te Çelzi.
Kësisoj duke parë performancën e Kun Agueros, drejtuesit e Çelzit si duket ja kanë parë sherrin kapitenit të tyre.