Edhe 5 ditë mbush të 15-tat, ndërsa sot debutoi me ekipin e parë të Shkëndijës, duke realizuar madje golin e vetëm për skuadrën tetovare në miqësoren e humbur 1:2 nga Prishtina. Fjala është për Dashmir Elezin, talentin tetovar, i cili morri minutat e tij nga ana e trajnerit Gjoka dhe nuk zhgënjeu.
Elezi 14-vjeçar shënoi golin e vetëm për Shkëndijën sot përballë Prishtinës, skuadër kjo që në fund falë golave të shënuar nga Krasniqi (29’) dhe Ahmeti (59’), nga Tetova u largua me fitore.
Dashmir Elezi në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë, njëjtë sikurse edhe talentët tjetër të “kuqezinjëve”, Beqiri, Gashi, Fetai dhe Rexhepi, ndërsa në minutën e 81-të pasi pranoi një top në zonën kundërshtare, pa menduar shumë me të parën me të majtën e tij tronditi portierin kundërshtarë, duke shënuar një super gol.
Ende pa mbushur të 15-tat shënon gol në debutimin e tij me ekipin e parë të Shkëndijës
– DASHMIR ELEZI Ende pa mbushur të 15-tat shënon gol në debutimin e tij me ekipin e parë të Shkëndijës
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 16 ноември 2019 г.
Me siguri se ky gol do të ngrit edhe më shumë vetëbesimin te ky super talent, i cili aftësitë e tij realizuese po i dëshmon edhe me përfaqësueset zinxhir të Maqedonisë, e ku aktualisht mbron ngjyrat e gjeneratës U17, për të cilën skuafdër ka regjistruar edhe 4 paraqitje.