Trajneri i Vardarit, Aleksandar Vasoski është dënuar me dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e fundit kundër Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.
I pakënaqur me vendimet e arbitrit Mavrov, trajneri i skuadrës kryesuese në elitën e futbollit vendor në mes pjesëve në ndeshjen e zhvilluar në Strugë ishte ndëshkuar me të kuq, karton ky që do ti pamundësojë atij të drejtojë skuadrën në ndeshjet me FC Shkupin dhe Sileksin.
Kësisoj ekipin e Vardarit në këto dy ndeshje do ta udhëheq ndihmësi i Vasoskit, Radenko Bojoviq.