Shpresat e Maqedonisë nuk i’a dolën kundër Spanjës, duke pësuar kështu disfatën e parë në kadër të grupit të 6 eliminatorë për Euro 2021, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e Bllagoja Milevskit pësuan disfatë 3:0 në Alkorkon, aty ku gjithçka foli në të mirë të “iberikëve”, që ishin skuadër shumë më e mirë dhe më e përgatitur, duke mos vënë në asnjë moment fitoren në pikpyetje.
Të njëjtën vetëm pas 7 minutave lojë e paralajmëroi futbollisti i Sporting Hihon, Manu Garsia, gol ky që doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para.
Pjesa e dytë nisi me zëvendësime nga ana e të dyja taboreve, me Bllagoja Milevskin që në lojë inkuadroi ish futbollistin e Shkëndijës, Enis Fazlagiç dhe Tomçe Grozdanovskin, ndërkohë në anën tjetër seleksionuesi i Spanjës, Luis De la Fuente në lojë inkuadroi 3 lojtarë të rinj, përfshirë këtu edhe futbollistin e Barcelonës, Ansu Fati, për të cilin ishte kjo ndeshja debutuese me fanellën e “Furisë së Kuqe”.
Këto zëvendësime dolën të japin rezultatin e duhur për spanjollët, të cilët në minutën e 47-të shënuan edhe golin e dytë, e që në realitet ishte një autogol i Nikola Serafimov.
Edhe pas këtij goli “iberikët” vazhduan me dominim në fushën e blertë, ndërsa fare në fund me anë të Adria Pedrosa shënuan edhe golin e tretë, duke arritur kështu fitoren e katërt nga po aq ndeshje në grup.
Spanja në këtë mënyrë me 12 pikë kryeson grupin 6, duke lënë pas vetes Izraelin me 7 pikë, po aq sa kanë edhe Maqedonia dhe Kazakistiani në pozitat 3 dhe 4, me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë se “verdhekuqtë”.
Ndeshjen e rradhës Maqedonia U21 do ta zhvillojë kundër Ushujve Faroe me datë 19 nëntor si mysafir.