Në një manifestim solemn të organizuar nga ana e Komunës së Shkupit, sonte në sallën e operës dhe baletit, u shënua 75 vjetori i çlirimit të kryeqendrës tonë, me ç’rast në fund të të njëjtit, u ndanë edhe shpërblimet “13 Nëntori”, në shumë sfera, mes tyre edhe në sport.
Mundesi shqiptarë, Besir Alili, kampioni i Europës për kadetë ishte i vetmi sportist i cili e fitoj çmimin “13 Nëntori”, në bazë të votimeve të fshehta nga ana e anëtarëve të këshillit të Qytetit të Shkupit, ndërsa dalja e tij në skenë për të marrë shpërblimin e merituar nga ana e kryetarit Petre Shilegov, u përcoll me duartrokitje frenetike nga ana e mysafirëve të shumtë në sallën e operës dhe baletit në Shkup, por edhe përshëndetjen më të ngrohtë nga vetë kryetari.
Ky shpërblim për Besirin, është një shtytje shtesë qe edhe vitet në vijim të vazhdojë me tempo të njëjtë, duke bërë krenar gjithë shkupjanët, por edhe Maqedoninë e Veriut si dhe gjithë shqiptarët anembanë Botës.