Futbolli përveç anës së bukur, dinë që të ketë edhe atë negative, e ku shpeshherë në qendër të vëmendjes janë tifozëritë. Së fundmi një përleshje mes tifozërive ndodhi në kampionatin elitar brazilian në ndeshjen mes vendasve të Fortaleza dhe skuadrës së Ceara.
Tifozëritë e të dyja skuadrave kishin nisur një sherr masiv dhe është dashur vetëm ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Në fakt, policia më shumë se e ka qetësuar ka ngjallur panik te fëmijët dhe dashamirësit që kishin ardhur vetëm për të parë ndeshjen, pasi e njëjta kishte
përdorur armë kundrejt tifozerisë, megjithëse janë përdorur vetëm plumba gome. Ndërkohë, të shumta janë edhe reagimet kundrejt këtij veprimi të policisë braziliane, teksa autoritetet përkatëse kanë nisur që të ndërmarrin masa dhe të paguajnë të gjitha dëmet e shkaktuara në stadiumin “Plácido Aderaldo Castelo”.