Moise Kin i cili bëri një sezon të shkëlqyeshëm me Juventusin gjatë edicionit 2018/2019, ndërsa e gjithë kjo bëri që skuadra e njohur angleze e Evertonit të paguajë 30 milion sterlina për shërbimet e talentit 19-vjeçar.
Megjithatë aventura e Kin në Angli nuk ka nisur aspak mirë, madje ai është dënuar nga ana e drejtuesve të skuadrës “blu” nga Liverpulli.
E gjithë kjo situatë ka bërë që Kin të kontaktojë me agjentin e tij, Mino Raiola, nga i cili ka kërkuar që të punoj rreth largimit të tij nga “Gudison Park”.
Siç raportojnë mediat italiane, Raiola e ka dëgjuar klientin e tij dhe ka nisur bisedimet me drejtuesit e Milanit, duke ia ofruar kartonin e Kin.
Megjithatë fjalën e fundit rreth angazhimit eventual te Milani pritet ta ketë trajneri Stefano Pioli, edhe atë brenda këtij muaji.