Vazhdon ‘mallkimi’ për kapitenët e Arsenalit! Pas Xhakës goditet edhe Obamejang

Granit Xhaka nuk doli të ishte viktima e fundit e tifozëve të Arsenalit. Mesfushori shqiptar ishte larguar nga fusha i nervozuar me tifozët e tij në barazimin 2:2 ndaj Kristal Pallas. E gjithë kjo solli shumë polemika, ndërsa gjithashtu edhe deri te marrja e shiritit të kapitenit, për t’ia kaluar më vonë sulmuesit Pier Emerik Obamejang, i cili gjithashtu nuk po kalon kohë të mira.

Sulmuesit gabonez i është kërkuar nga disa anëtarët të klubit dhe tifozë që mos të jap intervista për televizionin  e fansave të Arsenalit (AFTV).

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Obamejangut që ka thënë se ai mund të flas me kë të dojë dhe askush nuk mund ta ndalojë.

“Unë flas me këdo dhe kur dua dhe nëse dikush nuk është i lumtur me këtë…ju tashmë e dini”, – ka shkruar sulmuesi në profilin e tij në “Instagram”.

Kujtojmë se Obamejang tashmë ka refuzuar ta nënshkruajë kontratën e re me Arsenalin, ashtu që viti 2020 mund ta gjejë edhe atë me skuadër të re.

Leave a Reply