Shkupjani 19-vjeçar hapave të Elif Elmas, në janar transferohet në Superligën turke!

Mesfushori shkupjan, Ali Adem, gjatë merkatos së janarit pritet të transferohet në Superligën turke. Emri i 19-vjeçarit lidhej edhe gjatë merkatos së verës te skuadra gjigande e Fenerbahçes, mirëpo atë kohë nuk ndodhi asgjë, ndërsa tashmë emri i tij lidhet me një transferim te skuadra e Kasimpasha, edhe atë që në merkaton e janarit.

Rreth transferimit të Ali Adem po punon menaxheri turk, Serkan Rexhber, i cili madje në dy ndeshje ka ndjekur për së afërmi talentin e Vardarit. Ai ndoqi nga afër Adem në ndeshjet kundër Borecit dhe Rabotniçkit, në të cilat ndeshje Vardari shënonte fitore 2:0.

Ali Adem dyfishon epersine e Vardarit ndaj Borecit

Ali Adem dyfishon epersine e Vardarit ndaj BorecitVARDARI – BORECI 2:0(A. Adem 71')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Kundër Borecit Ali Adem luajti për gjatë 90-të minutave, madje duke realizuar një gol, ndërsa kundër Rabotniçkit në fushë qëndroi deri në minutën e 56-të, duke u zëvendësuar më pas nga braziliani Zhuninjo.

Këto dy ndeshje dhe performanca e Ali Adem mjaftoi që Rexhber të ju dërgojë raporte pozitive drejtuesve të Kasimpasha, të cilët janë të gatshëm të harxhojnë rreth 200 mijë euro për transferimin e shkupjanit në rradhët e tyre.

Rikujtojmë Elif Elmas verën e vitit 2017-të bëri një transferim nga Rabotniçki te gjigandët turq të Fenerbahçes, nga e cila skuadër këtë verë për shumën e 10 milion eurove u transferua në “Serie A” te skuadra e Napolit.

Leave a Reply