Viti 2020 kapitenin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj mund ta gjejë me skuadër të re. Shkodrani me shumë gjasa do të luaj në Premierligën angleze, mirëpo jo te Totenham apo Çelzi, por te Noruiç Siti.
Një gjë të tillë ka bërë të kryer familjar i tij i afërt, Genti Haxhiu. Në rrjetet e tij sociale, Haxhiu ka postuar një foto në krah të Elseid Hysaj, duke shkruar: “Marrëveshje e kryer, lojtari më i ri i Noruiç Sitit.”
Skuadra e Noruiçit këtë sezon u ngjit në elitën e futbollit anglez, mirëpo me shumë gjasa do të rikthehet sërish në Çampionship, duke pasur parasysh se kjo skuadër pas 12 xhirove ka marrë vetëm dy fitore, përfshirë këtu edhe atë 3:2 ndaj Mançester Sitit.
Me vetëm 7 pikë Noruiç Siti mban pozitën e fundit në Premierligë.