Para ndeshjeve të nëntorit përfaqësuesja e Kosovës morri një lajm shumë të hidhur, pasi tashmë edhe zyrtarisht ndeshjen kundër Çekisë do ta zhvillojë pa sulmuesin kryesor, Vedat Muriqi.
Nëse këtu shtojmë edhe Arbër Zenelin, i dëmtuar që më herët, atëherë Kosova i bie që të luaj pa dy golashënuesit e saj më të mirë.
Nëse Besar Halimi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, apo edhe Florent Muslija arritën të luajnë mirë rolin e sulmueist të krahut, duke zëvendësuar denjësisht Zenelin, shtrohet pyetja vallë kush do të zëvendësojë Vedat Muriqin?
Trajneri Bernard Çallandes ka disa mundësi për fazën e sulmit, por së pari do të shikojë brenda lojtarëve të ftuar.
Milot Rashica ka mundësi të mëdha zhvendoset drejt qendrës së sulmit, për të zëvendësuar Muriqin, duke pasur parasysh se 23 vjeçari po paraqitet në një pjesë shumë të avancuar edhe me Verder Bremenin në Bundesligë.
Një mundësi tjetër për Kosovën, është edhe Atdhe Nuhiu, një sulmues tipik qendre, që mund të shfrytëzohet nga trajneri Çallandes, mirëpo forma e tij fizike, por edhe mungesa e efikasitetit lënë për të dëshiruar.
Vetëm 1 gol për këtë sezon me Shefilld Vendzu në “Championship”, është shumë pak për të marrë Kosovën mbi shpatulla.
Mediat në Bullgari do të talleshin me barkun e tepruar të tij dhe do ta quanin si “Higuaini i dytë”.
Në aspektin fizik tashmë ka më tepër përmirësime nga Nuhiu, por edhe në ndeshje ndaj Gjibraltarit kur luajti nga minuta e parë, nuk arriti për asnjë moment të ishte kërcënim për kundërshtarët. Mbetet të shihet se cili do të luaj rolin e Muriqit kundër Çekisë, ndaj së cilës kombëtare Kosova do të kërkojë të bëjë më të mirën dhe të shpresojë në një kualifikim për në Euro 2020.