Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski gjatë ditës së sotme ka pritur Jasin Lamën, fituesin e turneut ndërkombëtarë në boks, “Gongu i Artë”, që për çdo vit mbahet në vendin tonë, njofton “infOSport.mk”.
Kaevski e uroi Lamën për këtë sukses të madh, duke i dëshiruar njëherit suksese edhe më të mëdha në të ardhmen si dhe pjesëmarrje në evente të mëdha të boksit, përfshirë këtu edhe paraqitje në një Olimpiadë.
Në anën tjetër shkupjani Jasin Lama, i shoqëruar nga drejtuesit e Federatës së boksit, falënderoi drejtorin Kaevski për përkrahjen e dhënë, duke premtuar se në të ardhmen do të punojë edhe më shumë me qëllim që opinionin në vend ta gëzojë me ndonjë medalje nga eventet e mëdha të boksit.
Boksieri shkupjan Jasin Lama deri tek çmimi i më të mirit në kuadër të turneut të 50-të jubilar “Gongu i Artë”, erdhi pasi në finalen e madhe me nokaut teknik në kategorinë deri 64 kg mundi rumunin Norbert. Lama me nokaut teknik kishte shënuar fitore edhe në luftën gjysmëfinale kundër kosovarit Besfort Maloku.
Ndryshe Jasin Lama bëhet boksieri i 12-të nga Maqedonia e Veriut që fiton turneun ndërkombëtarë në boks “Gongu i Artë” dhe i katërti në mesin e boksierëve shqiptarë, pas Rexhep Jakupit dhe dy struganëve Nasi Hani dhe Fatlum Zhuta.
E KENI DITUR?Jasin Lama bëhet boksieri i 12-të nga Maqedonia e Veriut që fiton turneun ndërkombëtarë në boks, “Gongu i…
Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 12 ноември 2019 г.