Altin Lloga demanton largimin nga Dukagjini

Edhe pse mediat kosovare gjatë ditës së djeshme kishin publikuar lajmin për largimin e dy futbollistëve nga Maqedonia e Veriut, Altin Llogës dhe Husein Demirit, është vetë futbollisti strugan ai i cili ka demantuar një gjë të tillë përmes portalit “infOSport.mk”.

“Demantojë lajmin, pasi nuk kam ikur, kan shkruajtur gjëra jo të vërteta. Unë  me Dukagjinin kam kontratë deri në qershor dhe pas këtyre dy xhirove nëse gjejmë gjuhë të përbashkët do largohem. Të them të vërtetën unë dola nga grupi i ekipës në “ëhats up”, dhe me siguri kjo ju ka shërbyer atyre për të përhap një lajm të rremë” – thotë Lloga.

Ndryshe Lloga skuadrës së Dukagjinit iu bashkua verën e këtij viti, kur erdhi nga rradhët e Struga Trim Lum, ndërsa vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij, ai ka veshur edhe fanellën e Pobedës dhe Gostivarit në vendin tonë, teksa në Shqipëri kishte luajtur me ekipin e Laçit dhe Elbasanit.

Leave a Reply