Skenderi “dopietë” në goleadën e Tikveshit ndaj Osogovës, Bellasica nuk lëshon kreun (VIDEO)

Emir Skenderi ka shënuar dy gola në fitoren 7:1 të Tikveshit përballë Osogovës. Në këtë ndeshje të vlefshme të javës së 12-të në Konferencën e Lindjes, te skuadra vendase debutimin e tij bëri trajneri Rade Cicmiloviq, ish trajneri i Bellasicës, që ka për detyrë të ndjek ish skuadrën e tij në garën për kreun e tabelës.

Sulmuesi shqiptarë shënoi golin e parë dhe të fundit për Tikveshin, për të cilën skuadër dy gola të tjerë realizoi edhe Mario Ilievski, ndërkohë nga një gol shënuan Dimitar Ivanov, Antonio Ilievski dhe Gjorgji Mojsov. Golin e vetëm për Osogovën në këtë përballje e realizoi Dragan Paunov në minutën e 81-të.

Sulmuesi shqiptarë, Emir Skenderi shënon golin e dytë personal në ndeshjen ndaj Osogovës

Sulmuesi shqiptarë, Emir Skenderi shënon golin e dytë personal në ndeshjen ndaj Osogovës.TIKVESHI – OSOGOVO 7:0(E. Skenderi 70')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 10 ноември 2019 г.

Skuadra e Bellasicës ishte e pamëshirshme ndaj Sasa-s në Kamenicë, duke shënuar fitore të pastërt 3:0 dhe duke ruajtur kreun e tabelës me 28 pikë, 2 më shumë se Kozhuvi, që në udhëtim me rezultatin minimal 1:0 mundi Pobedën.

Fitore në ndeshjet e sotme regjistroi edhe Kit Go, që falë dy golëshit të Boshko Stupiq me rezultatin 2:0 mundi Plaçkovicën.

Java e 12-të në Lindje mbyllet me ndeshjen Bregallnica – Pitu Guli që starton në ora 17:00.

LDFM – Lindje, Java XII

Sasa 0:3 Bellasica
Pobeda 0:1 Kozhuvi
Tikveshi 7:1 Osogovo
Kit Go 2:0 Plaçkovica
Bregallnica 17:00h Pitu Guli

Leave a Reply