Shkëndija me dy mungesa të mëdha ndaj Rabotniçkit

Shkëndija sot në Shkup do të përballet me Rabotniçkin, ndërsa trajneri Ernest Gjoka në prag të kësaj sfide po has në probleme, kjo pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve titullarë, njëherit anëtarë të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për dyshen Egzon Bejtullai – Marjan Radeski, të cilët për shkak dëmtimeve nuk do jenë në gjendje për të qenë edhe pjesë e përfaqësueses së vendit për ndeshjet eliminatore kundër Austrisë (16 nëntor) dhe Izraelit (19 nëntor). Pjesa tjetër e skuadrës është në disponim dhe trajneri Gjoka do të mundohet të nxjerrë më të mirën, me shpresë se edhe pas këtij takimi skuadra do të ruajë portën të paprekur dhe njëkohësisht sulmuesit do të jenë në element dhe do të shënojnë në rrjetën kundërshtare.

Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Shkëndijës në arenën “Todor Proeski” starton në ora 13:00.

Leave a Reply