Futbolli spanjoll i ka bërë mirë futbollistit shqiptarë, Enis Bardhi, i cili përveç që është zhvilluar si futbollist në anën taktike, ai edhe më shumë është zhvilluar në anën fizike. E si mos të jetë ashtu, kur ylli shkupjan përveç përgatitjeve të zakonshme me ekipin, gjen kohë edhe për stërvitje shtesë, edhe atë në rërë pranë detit.
Një video e tillë u publikua nga mediat spanjolle, në të cilën shihet se si Bardhi përgatitet për ndeshjet dhe sfidat që e presin në vijim.
Ai sot me Levanten e tij do të ketë një ndeshje të vështirë në udhëtim ndaj Atletik Bilbaos, aty ku edicionin e kaluar turpëroi portierin më të shtrenjtë në Botë, tashmë pjesë e Çelzit, Kepa Arrizabalaga, duke i shënuar dy super gola nga gjuajtja e lirë.
Shpresojmë një gjë të tillë Enis Bardhi të përsëris edhe në takimin e sotëm, i cili starton në ora 14:00. (infOSport.mk)
Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletik Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!
Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletol Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 април 2018 г.