
45 minutat e para të takimit të fundit në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit vendor midis Rabotniçkit dhe Shkëndijës janë mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.
Ishin vendasit ata të cilët të parët avansuan me golin e Nikolla Sharkoskit që në minutën e 6-të, ndërkohë Shkëndija në të 19-tën nga penaltia arriti që të barazojë rezultatin.
Agim Ibraimi pasoi në zonën kundërshtare për Besart Ibraimin, i cili u ndalë në mënyrë të palejuar, ndërsa arbitri Stavrev tregoi në pikën e bardhë. Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Agim Ibraimi, i cili nuk gaboi dhe në ato momente arriti që të mposhtë portierin Shishkovski.
Ndryshe takimi i sotëm midis këtyre dy skuadrave është i 55-ti në historinë e futbollit vendor, ku Shkëndija deri më tani ka regjistruar 27 fitore, kundrejt 17 fitoreve të Rabotniçkit, teksa 9 ndeshje janë mbyllur me barazime.