Pelisteri dhe Vëllazërimi humbin kreun, Skopje falë Lamallarit dhe Kerim renditet i pari

Java e 12-të në Ligën e Dytë futbollistike – Perëndim nuk ka rezultuar edhe aq pozitive për skuadrat shqiptare, njofton “infOSport.mk”. Derbi ndeshja e zhvilluar në Kërçovë midis Vëllazërimit dhe Gostivarit u mbyll me barazimin 1:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja e zhvilluar në Ohër, midis Ohrid Lihnidos dhe Korabit.

Drita në Bogovinë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, ndërsa Labunishti nga Gostivari u rikthye me fitore të madhe, pasi mundi Vardar Forinën me rezultatin 2:1.

Një fitore shumë të madhe arriti edhe Skopje që falë golave të shënuar nga Arsim Lamallari (25’) dhe Vildan Kerim (52’) mundi Kadinon në derbin lokal të kryeqytetit, duke marrë në këtë mënyrë kreun e tabelës me 22 pikë. Pas tyre me nga 21 pikë renditen Pelisteri, Labunishta dhe Vëllazërimi.

LDFM – Perëndim, Java XII

Drita 0:0 Pelisteri
Vardar F. 1:2 Labunishta
Vëllazërimi 1:1 Gostivari
Skopje 2:0 Kadino
Ohrid L. 1:1 Korabi

Leave a Reply