Kryendeshja e javës së 12-të në Serie A, mes Juventusit dhe Milanit u mbyll me fitore minimale të skuadrës kampione. “Zonja e Vjetër” shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Paolo Dybala në minutën e 77-të.
Milani kishte një mori me raste në këtë takim, por portieri Shçezni luajti rolin e heroit të Juves.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0:0, çka bëri që Sarri të ndërhyjë në formacion në pjesën e dytë, madje duke vendosur që të largojë Kristiano Ronaldon në minutën e 55-të.
Ky zëvendësim nuk u prit aspak mirë nga ana e yllit portugez, megjithatë vendimi i dha të drejtë Sarrit, pasi pikërisht zëvendësuesi Paolo Dybala në të 77-ën i dha fitoren Juventusit.