Andreski: Shkëndija është favorite, por Rabotniçkit….

Rabotniçki sot do të jetë nikoqir i kampionëve në fuqi të Shkëndijës në ndeshjen e fundit të javës së 14-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë zgjuar interesim në mesin e futbolldashësve në vendin tonë, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe sot, pavarësisht formës jo të mirë të të dyja skuadrave, e në veçanti vendasve të Rabotniçkit që në 13 xhirot e para kanë grumbulluar vetëm 11 pikë, duke bërë që të renditen vetëm në pozitën e fundit.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti dhe faktit që Shkëndija është favorite në këtë ndeshje, trajneri i “romantikëve”, Marjanço Andreski beson se skuadra e tij mund të zhvillojë një ndeshje kualitative dhe në fund të marrë pikë ndaj “kuqezinjëve”, kjo për shkak pozitës jo të favorshme në të cilën ndodhen.

“Shkëndija është favorite, ata kanë një skuadër me shumë përvojë dhe gjithashtu janë kampion në fuqi. Megjithatë ne luajmë në teren vendas dhe besoj se do të mund të ju kundërvihemi dhe të arkëtojmë pikë. Nuk do të jetë e lehtë, mirëpo Rabotniçkit çdo pikë i nevojitet dhe në ndeshjen e sotme do të luftojmë për çdo top. Nëse ja arrijmë qëllimit të jemi në nivelin e duhur, mendoj se mund të arrijmë një rezultat të mirë” – tha Marjanço Andreski.

Rikujtojmë dueli i parë i këtij sezoni ndërmjet dy ekipeve i takoi Shkëndijës që mundi Rabotniçkin 3:0 në Tetovë.

Leave a Reply