Viti 2020 kapitenin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mund ta gjejë me skuadër të re. Nëse është për ti besuar gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Hysaj sezonin e ri do të luaj te Roma, drejtuesit e së cilës skuadër thuhet se kanë arritur marrëveshje me Napolin për transferimin e mbrojtësit shqiptar.
Në këtë raportim thuhet se “romakët” do të paguajnë 25 milionë euro për mbrojtësin që nuk është i lumtur te napolitanët.
25-vjeçari më nuk është pjesë e planeve të Karlo Ançelotit, andaj në afatin kalimtar të janarit pritet të kalojë në Olimpiko.
Hysaj edhe në këtë verë që shkoi ishte shumë afër largimit nga Napoli, por në fund vendosi të qëndronte në “San Paolo”.
Duke parë që situata e tij nuk po përmirësohet në skuadër, ka vendosur që në afatin e dimrit të kalojë te rivali tjetër nga “Serie A”.