Makedonija GJ.P ka barazuar 1:1 në transfertën ndaj Borecit, që ishte njëherit barazimi i 5-të në 7 ndeshjet e fundit, përfshirë këtu edhe barazimin pa gola ndaj Bregallnicës në 1/8 e finales, që në fund skuadrës nga Gjorçe Petrovi i kushtoi me eliminim nga Kupa, njofton “infOSport.mk”.
Ndërkohë barazimi i sotëm solli edhe largimin e trajnerit Aleksandar Tanevski, i cili një gjë të tillë njoftoi përmes faqes zyrtare në “facebook”.
“Si trajner dhe fytyrë sportive, ashtu siç më njohin njerëzit e lidhur me futbollin, ndjejë përgjegjësi morale, pasi sipas meje situata momentale në të cilën ndodhet Makedonija GJ.P, nuk përputhet me ambiciet e mia dhe të klubit.
Kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Punova me përkushtim, me shumë sinqeritet dhe çdoherë i gatshëm për të dhënë përgjegjësi për veprimet e mia. Dua të falënderojë të gjithë për besimin e dhënë dhe për kushtet që më ishin mundësuar. Ju uroj të gjithëve në klub shumë fat në vazhdim të kampionatit. Do jem më i lumturi nëse largimi im do të sjellë kthesë drejt sukseseve të reja, që si klb Makedonija GJ.P i meriton” – ka shkruar Tanevski.
Strategu shkupjan ekipin e Makedonija GJ.P e udhëhoqi në dy edicionet e fundit, ndërsa me Makedonija GJ.P sezonin e kaluar luajti në Liga Europa, ndërsa gjithashtu luajti edhe në finalen e madhe të Kupës.