Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në futboll nga data 13 deri me 19 nëntor do të zhvillojë turneun kualifikues përmes të cilit do të siguronte një vend për në fazën elite të eliminatoreve për Kampionatin Europian.
Federata e futbollit të Maqedonisë është organizatore e turneut, ndërsa të rinjët e vendit tonë janë në grup bashkë edhe me Anglinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Luksemburgun.
Ndeshjen e parë të besuarit e trajnerit Goran Staniq do ta zhvillojnë kundër B e H me 13 nëntor me fillim në ora 13:00. Po në të njëjtën orë 3 ditë më pas Maqedonia do të përballet me Anglinë, ndërkohë me 19 nëntor kundërshtar i ”verdhekuqve” do të jetë Luksemburgu.
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” pranë objektit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Lista e futbollistëve të Maqedonisë U19: |
Portierë: Matej Andov (Vardar), Kristijan Kitanovski (Vardar), Stefan Mitrev (Arau – Zvicër); |
Mbrojtës: Georgie Jankullov (Zhelezniçar – Serbi), Bozhidar Mitrevski (Sileks), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Bojan Dimovski (Vardar), Vane Tasevski (ASD Nibiano – Itali), Angjello Nikollovski (Kit Go); |
Mesfushorë: Agon Elezi (Skënderbeu – Shqipëri), Jeton Dauti (Sent Gallen – Zvicër), Arbi Vosha (Makedonija GJ.P), Ivan Nikolov (Ak.Pandev), Vlada Novevski (Vojvodinë – Serbi); |
Sulmues: Metodi Maksimov (Rabotniçki), David Toshevski (Rabotniçki), Edis Spahiu (Shkëndija), Suhel Muharemi (FC Shkupi), Ersan Hajdari (Arau – Zvicër), Abdulvahit Murati (FC Shkupi); |