Sara Karbonero, bashkëshortja e portierit legjendar Iker Kasiljas, e ka mposhtur tumorin.
Lajmin e ka bërë të ditur revista “Ola”, sipas së cilës bukuroshja spanjolle e ka përfunduar kimioterapinë.
Më herët Sara i ishte nënshtruar operacionit për heqjen e tumorit në vezore.
Kjo ishte vazhdimësi e vuajtjeve të familjes së njohur.
Më 1 maj, Iker pati pësuar sulm në zemër, derisa ishte në stërvitje me Porton.
Megjithatë, ai e ka kaluar atë problem dhe është rikthyer në stërvitje, pavarësisht rekomandimit të mjekëve që ai duhet të largohet edhe përfundimisht nga futbolli.