Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve tek të cilët do të mbështetet për dy ndeshjet eliminatore të nëntorit kundër Austrisë dhe Izraelit, njofton “infOSport.mk”.
Në skuadër rikthehet Enis Bardhi, i cili mungoi në tetor për shkak të një dëmtimi, ndërsa do të mungojnë Egzon Bejtullai dhe Arijan Ademi (të lënduar), por gjithashtu edhe Ferhan Hasani.
Emër i ri është Daniel Avramovski i Vardarit, ndërsa këtu janë edhe Darko Velkovski dhe Nikolla Gjorgjev i Grashopersit.
Ndeshjen e parë të këtij muaji, Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë me 16 nëntor në Vjenë të Austrisë, ndërsa për këtë ndeshje trajneri Angellovski për shkak suspendimeve nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e 3 futbollistëve standard, si Visar Musliu, Ilija Nestorovski dhe Boban Nikolov. Megjithatë që të tre do të jenë gati për ndeshjen e 19 nëntorit kundër Izraelit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Селекторот на македонската А репрезентација, @igor_angelovski ги избра фудбалерите за натпреварите против Австрија и Израел за @euro2020 #MKDAUT#НапредМакедонија | #СегаЕНашеВреме | #АјдеНаСтадион
Публикувахте от Фудбалска Репрезентација на Македонија в Петък, 8 ноември 2019 г.